
Trajneri Hasan Gurabardhi, i cili ka arritur suksese të mëdha në volejboll, në emisionin “Euro Zone” në MCN TV, është shprehur se si tifoz i Gjermanisë, këta të fundit për të e nisin Europianin 1-0, për shkak të largimit të trajneri Joachim Low.
“Unë këtu nuk flas si specialist. Unë do flas si tifoz. Flas për Gjermaninë time. Unë e filloj 1-0 Europianin, pasi është larguar Joachim Low. Jam i lumtur që iku ai. Pasi fitove Botërorin, ik o vëlla. Nuk të heqin te Gjermania nëse nuk ikën vetë. Për mua 3 ekipet që zotërojnë formën më të mirë, janë Franca, Anglia dhe Belgjika. Ronaldo nga ana sportive, është arrogant për grupin. Sa erdhi te Juventusi u shkatërrua skuadra. Anglia që në 1966, kur fituan Botërorin, para çdo kompeticioni fryhen, por asgjë nuk fitojnë. Italinë e kemi quajtur si ‘macja e zezë’, pasi luajnë si shumë taktikë, luajnë në mbrojtje”, u shpreh Gurabardhi.



