
Ditën e sotme është zbuluar lista me 5 kundërshtarët e mundshëm të Tiranës në turin e parë të Champions League.
Kampionët e Shqipërisë do të mësojnë në short, kundërshtarin, që do të jetë një nga 5 ekipet, që janë Ferencvaros, Ludogorets, Cluj, Maribor dhe Dudelange.
Kundërshtarë të vështirë për Tiranën, duke parë eksperiencën që skuadrat e sipërpërmendura kanë në Europë.



