
Gjatë verës pritet një revolucion i domosdoshëm tek Barcelona.
Drejtuesit e ‘’ Los Cules ‘’, të mbështetur fuqimisht nga presidenti Joan Laporta i pret një periudhë deçizive për të ardhmen.
Mungesa e titujve vijon të jetë një shqetësim për spanjollët, të cilët po analizojnë mënyrën se si do ti arrijnë objektivat.
Problematikat në aspektin ekonomik kanë rezultuar një barrierë në shumicën e rasteve për kuq e blutë, klub i cili la shenjë në të kaluarën me fitimin e të gjithë titujve të mundshëm.
Një ndër objektivat kryesorë është Aleix Garcia, i cili e përfundon kontratën në 30 qershor me Gironen dhe konsiderohet një element shumë cilësor për mesfushën.
Në të kaluarën 26 vjeçari e provoi veten në disa ekipe, si Manchester City, Eibar, Mouscron, Dinamo Bukureshti dhe tek Girona po zhvillon sezonin e tretë.
Edhe Valencia me Atletico Madridin e pretendojnë yllin e ‘’ Gironins ‘’, i cili në përfundimin e sezonit do të ketë një tjetër shans për ta vijuar karrierën tek një ekip elite.
Ekipi i Michel në aktualin po jep për të kuptuar se mbetet një kandidat potencial për fitimin e La Ligas në të ardhmen, pavarësisht se ‘’ Galaktikët ‘’ e Real Madridit deri në këtë moment e kanë fituar garën.



