Synohet Superiorja, Vora transferon sulmuesin shkodran

Synohet Superiorja, Vora transferon sulmuesin shkodran

Vora është një nga skuadrat më aktive në merkato, sa i përket Kategorisë së Parë, së bashku me AF Elbasanin. Së fundmi klubi i Vorës, ka prezantuar afrimin e sulmuesin Eridon Qardaku. 22-vjeçari vjen nga skuadra e Bylisit, me të cilët ka shkëlqyer në Superiore. Futbollisti shkodran shihet si një investim i rëndësishëm për të tashmen dhe për të ardhmen, teksa synohet ngjitja në Superiore për sezonin e ardhshëm. "Vora njofton se sulmuesi Eridon Qardaku është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 22-vjecar ka firmosur ditën e sotme duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër, Eridon Qardaku i dalë nga akademia e Vllaznisë, nga sezoni 2019 pjesë e Bylis, aktivizuar 3 ndeshje tek ekipi U-21 i Shqipërisë. Klubi i Vorës i uron mirëseardhjen sulmuesit Eridon Qardaku dhe shumë sukses me fanellën e skuadrës sonë.", shkruan klubi i Vorës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy