Bournemouth, i vendos çmimin Dean Huijsen

Bournemouth, i vendos çmimin Dean Huijsen

Dean Huijsen vijon të jetë një ndër më të spikaturit e Premier Leagues.

Mbrojtësi i Bournemouth tashmë është përfshirë në listën e drejtuesve të Real Madridit për merkaton vijuese.

Me vetëm 19 vite mbi supe ka treguar kualitetin në një ndër kampionatet më kompetitivë të Europës, me një ekip të dorës së dytë.

Drupal Ad

Kapaciteti për të lexuar lojën dhe sidomos efikasiteti në luftën në ajër dhe duelet një kundra një e bëjnë një opsion të vlefshëm për repartin defensiv të ‘’ Galaktikëve ‘’.

Vetëm para pak muajsh anglezët shpenzuan 15 milionë euro për shërbimet e lojtarit nga Amsterdam, i cili u largua nga Roma.

Sigurisht ky investim ka rezultuar i qëlluar në shenjë pasi Dean Huijsen po e shpërblen sakrificën e presidentit Bill Foley, i cili pretendon më shumë se 60 milionë euro për largimin e tij.

Duke qenë se flitet për fituesit në fuqi të Champions Leagues dhe një ndër klubet më të suksesshëm të historisë së futbollit, për çdo lojtar natyrisht konsiderohet një privilegj dhe duhet parë se çfarë do të ndodhë gjatë merkatos së janarit me të ardhmen e Dean Huijsen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy