Duke filluar nga ora 21:00, do të luhen dy ndeshjet e kthimit, të vlefshme për fazën çerekfinale në Champions League.
Napoli pret në shtëpi Milanin, në një ndeshje që parashikohet e zjarrtë dhe e luftuar deri në fund. Kuqezinjtë fituan minimalisht ndeshjen e parë dhe do të kërkojnë të ruajnë avantazhin, ndërsa skuadra e Spallettit nuk dorëzohet dhe do përmbysjen.
Në Londër, Chelsea përballet me Real Madrid. Spanjollët vijnë si favoritë për të shkuar në gjysmëfinale, duke ditur se ndeshjen e parë e fituan 2-0 dhe skuadra angleze po kalon një formë të keqe.



