
Dëmtimet e shumta, kanë detyruar Franck Ribery të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Francezi ka vendosur të varë këpucët në gozhdë dhe këtë e ka zyrtarizuar ditën e sotme.
Dëmtimet e shumta dhe të njëpasnjëshme, e kanë lodhur lojtarin, i cili prej 1 viti është pjesë e Salernitana në Serie A.
Ribery, i cili në prill feston 40-vjetorin e lindje, ka njoftuar tërheqjen nga futbolli i luajtur, por do të qëndrojë te Salernitana deri në 2024, ku do të ketë një rol drejtuesi.
Në karrierën e tij, përveç Salernitana francezi ka luajtur për skuadra si Bayern Munchen, Marseille, Galatasaray, Fiorentina dhe Metz. Prej shtatorit të kaluar është pjesë e Salernitanës. Vitet më të bukura të karrierës i kaloi në Bavari.
Fanellën e Bayernit e mbajti veshur 12 sezone, gjatë së cilave fitoi plot 23 trofe. Me kombëtaren e Francës numëron 81 ndeshje dhe 16 gola, duke u shpallur nënkampion bote në vitin 2006.



