Tetova: Fitore me vuajtje dhe sakrifica ndaj Laçit

Tetova: Fitore me vuajtje dhe sakrifica ndaj Laçit

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli për MCN TV, pas fitores ndaj Laçit.

Tekniku i rrogozhinasve tha se ishte një sukses i vuajtur, ndërsa tha se skuadra sakrifikoi për shkak të mungesave të shumta.

Është një gëzim momental, por nuk duhet t’i gëzohemi kësaj, sepse formula e kampionatit nuk na i lejon këtë. Dua t’i falënderoj të gjithë lojtarët, për shpirtin që dhanë në fushë.  

Zejnullai shkon gjithmonë në thellësi. Sot ishte shumë kërkues. Në pjesën e parë lamë shumë hapësira, por me shumë rëndësi janë 3 pikët.

Ishte një fitore e vuajtur sot, me sakrifica të skuadrës. Kishim shumë mungesa. Sakrifikuam lojtarët e mesfushës. Memolla është ndeshja e dytë që luan. Sot e falënderoj për kontributin që dha në krahun e majtë.

Egnatia luan për të shkruan në “Final Four” dhe aty do të shikojmë më pas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy