Liverpooli, zgjedh Michael Olise për sulmin

Liverpooli, zgjedh Michael Olise për sulmin

Tashmë besohet se etapa e Mohamed Salah tek Liverpooli është drejt fundit.

Egjiptiani prej nëntë sezonesh ka shpalosur potencialin në ofensivë por drejtuesit janë të ndërgjegjshëm se një ditë do ti japë lamtumirën ‘’ Anfield Roadit ‘’.

 Traineri Arne Slot ka filluar ti bëjë mirë llogaritë dhe sipas ‘ Daily Mail ‘, ka zgjedhur Michael Olisen për ta zëvëndësuar ishi-n e Romës. 

23 vjeçari prej dy sezonesh përfaqëson Bayern Munchenin por e njeh shumë mirë Premier Leaguen pasi në të shkuarën u aktivizua për Crystal Palacen. 

Anglezi spikat si një element shumë i shpejtë dhe teknik, i aftë për të vënë në vështirësi çdo rival që i del përpara.

 Duke iu referuar mënyrës se si luhet në Angli, sigurisht Michael Olise konsiderohet ideali për Liverpoolin por drejtuesit s’do ta kenë aspak të lehtë ta largojnë nga ‘’ Allianz Arena ‘’. 

Pritet një reagim nga ana e bavarezëve por gjithsesi anglezët kërkojnë ta shtrijnë protagonizmin në çdo kompeticion në vijimësi, të cilët sezonin e kaluar i dhanë sinjalet me fitimin e Premier Leagues. 

Ishi i Readingut e ka filluar shumë mirë sezonin e ri me ish rekordmenët e Bundesligës dhe në dy sfidat e para ka shënuar dy gola.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy