
Avokati Fation Shehu, duke folur për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, u shpreh se kjo ndeshje vjen në kushte të pabarabarta për dy skuadrat. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Shehu u shpreh se kjo sfidë do të përcaktojë nëse Partizani është për titull, apo për kupat e Europës
“Derbi vjen me kushte të pabarabarta psikologjike. Partizani ka të kundërtën e Tiranës. Të kuqtë janë të dënuar për të fituar, pa nënvlerësuar fitoren morale në derbi. Është e rëndësishme që Partizani të vendosë për objektivat sezonalë. Kjo ndeshje do të vendosë për Partizanin për Europë apo për titull.
Mendoj që të kuqtë e kanë të nevojshme fitoren, për të parë cilat janë mundësitë për vendet e kreut. Një fitore e Tiranës, jo vetëm që shkëput bardheblutë, por largon edhe skuadrat e tjera të Superiores. Tirana ka bërë një ekip me harmoni të plotë me njëri-tjetrin.”, u shpreh Shehu.



