Bayern Muncheni, pretendon Valentin Barcon

Bayern Muncheni, pretendon Valentin Barcon

Gjatë dy sezoneve tek Strasbourgu Valentin Barco po tregon se është adaptuar tashmë në kontinentin e vjetër.

 Argjentinasi e nisi aventurën tek Brightoni, për të kaluar më pas tek Sevilla dhe tanimë po provon veten tek një ndër pesë ligat më të rëndësishme, Ligue 1. 

Ishi i Boca Juniorsit e ka konsoliduar vendin e një titullari në skemat e trainerit Liam Rosenior dhe drejtuesit e Bayern Munchenit kanë filluar ta monitorojnë. 

Prezenca e tij i ka dhënë ekuilibrin e duhur lojës së francezëve, i cili për më tepër konsiderohet një ndër më të mirët e kampionatit. 

Interesi i bavarezëve ja rrit automatikisht vlerat, tek i cili spikat fakti i të qënit dinamik, efektiviteti në prapavijë dhe drejt ofensivës dhe siguria që i jep Stasbourgut gjatë sfidave. 

Megjithatë, duke iu referuar këtij interesi, presidenti i ‘’ Bluve ‘’ Marc Keller ka paracaktuar se pretendon rreth 40 milionë euro, shifër e justifikuar nga paraqitjet e Valentin Barcos. 

Drejtuesit tashmë janë koshientë se në merkatot vijuese mund të largohet nga ‘’ Stade de la Meinau ‘’, për të nisur një tjetër eksperiencë, ndoshta tek një ekip elite në Europë. 

11 sfida dhe 1 asist numëron talenti i lindur në Buenos Aires në sezonin aktual, e ardhmja e të cilit mund të ndryshojë shumë shpejt, në çdo aspekt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy