
Besëlidhja në basketboll për meshkuj, rikthehet ne Superligë pas 30 vitesh, teksa mundën në dy takime Partizanin.
Një histori suksesi për sportin lezhjan. Pas 30 vitesh, basketbolli do të jetë mes më të mirëve. Besëlidhja ka arritur të fitojë edhe ndeshjen e dytë me kryeqytetasit e Partizanit, duke mos i dhënë mundësi atyre që të kenë një ndeshje shtesë.
Ndeshja e luajtur të shtunën ka përfunduar me rezultatin 71-65, dhe ka mjaftuar për të bërë kalimin e madh në ligën superior.
Ngjitja në superligë dhe ndeshjet e mira të dhuruara nga Besëlidhja ka rikthyer edhe tifozerine. Ultras Besëlidhja i dha atmosferë ndeshjes dhe më shumë besim lojtarëve.



