
Gjetja e një sulmuesi është shëndërruar në një prioritet për Barcelonën në merkato .
Prej kohësh puna ka filluar nga Mateu Alemany i cili po i lëviz gurët për rikthimin e Alexis Sanchez në ‘’ Camp Nou ‘’.
Sipas shtypit kilian , sulmuesi preferohet nga ‘’ Los Cules ‘’ të cilët e njohin shumë mirë për shkak të së kaluarës gjatë të cilës shijoi tre sezone në Katalunjë.
33 vjeçari qëndroi tek spanjollët nga 2011- ta deri në 2014-tën , eksperiencë e finalizuar me 141 sfida , 46 gola dhe 37 asiste.
Mirëpo përpara se të ndërmerrte hapin drejt Europës, Alexis Sanchez fillimisht u transferua tek River Plate për një sezon dhe më pas Udineze i ofroi mundësinë e të provuarit në Itali.
Përpos Serise A dhe Primera Divisionit , ‘’ El Nino Maravilla ‘’ mbrojti ngjyrat edhe të Arsenalit dhe Manchester United dhe tashmë, në metrat e fundit të karrierës ka një ofertë për të vijuar me kontributin në futbollin më të ndjekur .
Eksperienca në shumë raste bën diferencën dhe Xavi Hernandez ka nevojë më së shumti për të shtuar kualitetin në ofensivë por edhe të ashtuquajturit ‘’ Los Millonarios ‘’ të cilët spikasin në Amerikën e Jugut shpresojnë në rikthimin e yllit kilian në të famshmin ‘’ El Monumental ‘’.
Në një moshë të tillë , prioriteti për çdo lojtar është aktivizimi në sa më shumë sfida për ti kaluar vitet e mbetura me sukses por pretendimi i një ekipi si Barcelona është një vlerësim shumë i madh për Alexis Sanchez i cili mund të jetë protagonist në skemat e Xavi Hernandezit në të ardhmen.



