Marseille mbetet jashtë Europa League, nuk mungojnë surprizat as në Conference League (VIDEO)

Marseille mbetet jashtë Europa League, nuk mungojnë surprizat as në Conference League (VIDEO)

U luajtën 8 ndeshjet e Europa League, ku u shënnuan plot 26 gola. Bayer Leverkusen mori një fitore shumë të rëndësishme 3-2 ndaj Celtic dhe mban kreun e grupit G me 13 pikë, 3 më shumë se ndjekësit e Betis, që mposhtën 2-0 Ferencvaros.

Marseille ka mbetur jashtë Europa Legaue matematikisht, pas humbjes me shifrat 4-2 ndaj Galatasaray. Turqit kryesojnë në Grupin E me 11 pikë, 3 më shumë se Lazio, që fitoi 3-0 ndaj Lokomotiv Moska.

Në Grupin F, Crvena Zvezda mposhti minimalisht Ludogorets, ndërsa Braga u mposht 3-2 nga Midtjylland.

Rezultatet në Europa League: 

Nuk munguan rezultatet surprizë as në Conference League, aty ku Tottenham u mposht 2-1 nga modestët e Mura. Në grupin G kryesimi mbahet nga Rennes me 11 pikë, që barazoi sot ndaj Vitesse 3-3.

Në grupin E, Slavia Prague barazoi 2-2 me Feyenoord, ndërsa Union Berlin triumfoi minimalisht ndaj Maccabi Haifa.

Rezultatet në Conference League: 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy