Milani sulm për Asension

Milani sulm për Asension

Problemet e njëpasnjëshme mbi çështjen e rinovimit e kontratës , e vlefshme deri në 30 qershorin e 2023-shit e kanë vënë  Marco Asension në radarët e Milanit .

Kuqezinjtë besojnë fuqishëm në aftësitë e spanjollit i cili nuk po e gjen dot lumturinë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, aty ku suksesi po mbizotëron për arsye të ecurisë në Primera Division dhe në Champions League dhe tashme kanë filluar ofensivën për ta transferuar mesfushorin në ‘’ San Siro ‘’.

Fillimisht ‘’ Djalli ‘’ ka ofruar 25 milionë euro, ofertë e cila nuk është pritur mirë nga kryeqytetasit sepse mendojnë se lojtari nga Majorka vlen më tepër dhe italianët duhet ta përmirësojnë në vazhdimësi .

Dyshimet tashmë kanë filluar të ndihen tek madrilenët mbi kapacitetin e ishi-t të Espanyolit për përfaqësimin e një klubi si Real Madridi dhe Milani ka gjetur rastin për të afruar  një element me shumë vlera i cili nuk po e gjen dot komoditetin e nevojshëm tek ‘’ Los Blancos ‘’.

Stefano Pioli po ia rrit vlerat kësaj skuadre dhe falë sakrificave ka arritur ta shëndërrojë në tepër kompetitive por fatkeqësisht pësoi një humbje historike në derbin kundër Interit  me shifrat 3-0 , i vlefshëm për gjysëmfinalen e Kupës së Italisë ,turne ku rivalët e përjetshëm avancuan për në finalen e madhe .

Të besuarve të Stefano Piolit i ka mbetur vetëm Scudetto dhe duhet të shtrëngojnë dhëmbët në javët e mbetura pa e anashkaluar asnjëherë vëmëndjen nga merkatoja dhe në rastin konkret duhet ta ngrejnë stekën për arritjen e akordit me talentin  e kombëtares së ‘’ La Furia Rojas ‘’.

Pavarësisht disfatave të cilat janë të pashmangshme në rrugën drejt suksesit , Milani po zhvillon një sezon tepër entuziazmues dhe deri në fund nuk duhet të gabojë sepse me Interin i  ndan vetëm dy pikë dhe gjithçka mund ti rikthehet kundër ‘’ Rossonerove ‘’.

Për sa i përket Marco Asensios , rendimenti ka rezultuar i plogësht pavarësisht ecurisë së Real Madridit , i kanalizuar në 10 gola dhe 2 asiste në 32 sfida duke patur parasysh këtu se vjen nga një dëmtim serioz që e ka penguar për të dhënë maksimumin .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy