
Hakan Calhanoglu u bashkua me Interin sezonin e kaluar dhe ka bindur të gjithë me paraqitjet e tij.
Turku është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm për trajnerin Inzaghi, ndërsa është një titullar i padiskutueshëm.
Fantazisti ka kontratë me Interin deri në vitin 2024, por palët janë në bisedime për zgjatjen e kontratës deri në vitrin 2026.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ka një marrëveshje mes palëve për zgjatjen e bashkëpunimit dhe zyrtarizimi pritet në ditët e ardhshme.



