Klubi i njohur grek, Olympiacos, është në kërkim të një trajneri. Alternativat nuk mungojnë, teksa së fundmi janë përmendur dy emra të njohur.
Bëhet fjalë për trajnerin italian, Gennaro Gattuso dhe anglezi Steven Gerrard. I pari është kontaktuar prej ditësh, por ende nuk ka kthyer përgjigje dhe drejtuesit nuk kanë ndërmend të presin pafund.
Në këtë situatë, Olympiacos ka hedhur sytë nga Gerrard, i cili është i papunë pas largimit nga drejtimi i Aston Villa.
Palët janë në diskutime dhe në orët e ardhshme pritet të merret vendimi përfundimtar për trajnerin e ri.



