Arsenali, firmos me talentin serb

Arsenali, firmos me talentin serb

   Siç dihet në çdo merkato qoftë dimërore apo verore një ndër objektivat e ekipeve të njohur është afrimi i talentëve. 

Arsenali do të jetë një ndër protagonistët, sigurisht i avantazhuar për faktin e të qënit tejet potent në aspektin ekonomik. 

‘’ Topchinjtë ‘’ kanë ndryshuar për mirë me Mikel Artetan në stol dhe së fundmi krerët kanë arritur një marrëveshje të rëndësishme. 

Sipas medias serbe ‘ Sportinjo ‘, londinezët kanë firmosur me Vasilije Kostov, pjesë e Partizanit të Beogradit. 

Për mesfushorin me tipare sulmuese Stan dhe Stal Kroenke kanë investuar rreth 12 milionë euro por përfshirë edhe bonuset vlera e këtij operacioni mund ti arrijë 20 milionë eurot. 

Sigurisht priten që lojtarë të tjerë të transferohen në ‘’ Emirates ‘’, tek fituesit e 13 herë Premier Leagues. 

Ecuria e deritanishme në Premier League dhe Champions League ka demostruar kapacitetin e numrit një të stolit, ish mesfushor i tyre.

 Vasilije Kostov po performon në lartësinë e duhur me Partizan Beogradin në sezonin aktual, për të cilin gjigandët e Anglisë fituan garën me Borussia Dortmundin. 

14 gola dhe 7 asiste në 41 sfida janë statistikat e nxënësit të Dejan Stankoviç të cilin e pret një eksperiencë interesante në një ndër kampionatet më të bukur të kontinentit të vjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy