Sfida e parë ndaj Kukësit, Balaj: Luajmë vetëm për fitore

Sfida e parë ndaj Kukësit, Balaj: Luajmë vetëm për fitore

Sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj, foli për mediat, në prag të sfidës së parë në kampionat, ndaj Kukësit.

Kapiteni i shkodranëve, deklaroi se objektivi është vetëm fitorja, ndërsa objektivi sezonal, është të renditen në katër më të mirat dhe titulli kampion. Balaj u shfaq shumë i lumtur që i është besuar shiriti i kapitenit te Vllaznia.

Ndeshja e parë në shtëpi, hapim kampionatit dhe nuk mendojmë gjë tjetër veç fitores. Duhet të marrim ndeshjen me qetësi dhe e dimë çfarë duhet të japim.

Shiriti i kapitenit është ndjenjë krenarie dhe vlerësim, por edhe përgjegjësi e madhe. Kam pasur fatin të luaj me shumë kapitenë dhe më erdhi radha. Shpresoj të jap më të mirën. Nuk ndryshon gjë për mua sepse përgjegjësi kam pasur kur kam firmosur dhe kur kam veshur fanellën e Vllaznisë.

Harmonia ka qenë e mirë. Jemi grup që njihemi. Kemi pasur kohë të përshtatemi dhe çdo gjë është gati. Jemi në formën më të mirë.

Nuk na takon të merremi me problemet e Kukësit. Është ndeshja e parë në një kampionat të gjatë dhe merremi me ndeshjen e radhës.

Goli është kënaqësi por me rëndësi është të japim maksimumin. Nuk ka rëndësi kush fiton por t’i gëzohem fitores.

Fokusohemi te vetja dhe këtë gjë duhet të bëjmë ndeshje pas ndeshje. Llogaritë bëhen në fund.

Objektivi është për të kapur katërshen, Europën dhe titullin kampion. Jam i bindur se kjo skuadër është gati.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy