Dani Olmo drejt rinovimit me Leipzigun

Dani Olmo drejt rinovimit me Leipzigun

Në vitet e fundit , Dani Olmo është shëndërruar në një ndër referentët kryesorë të ofensivës së Leipzigut , fakt i mjaftueshëm për tu pretenduar nga ekipet me emër.

Real Madridi dhe Barcelona asnjëherë nuk kanë hequr dorë nga spanjolli por ndoshta objektivi i ‘’ Galaktikëve ‘’ dhe ‘’ Blaugranëve ‘’ nuk do të realizohet pasi Leipzigu është afër rinovimit me 24 vjeçarin.

Kontrata e ishi-t të Dinamo Zagrebit me kroatët përfundon në 30 qershorin e 2024-tës, i cili me shumë gjasa do të vijojë nën urdhërat e trainerit Marco Rose për më gjatë.

Si Barcelonës ashtu edhe Real Madridit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të fokusohen në elementë të tjerë , për të mbushur boshllëkun në repartin e mesfushës.

Sezoni aktual është i katërti tek ‘’ Demat e Kuq ‘’ , me të cilët numëron 20 gola dhe 24 asiste në 114 sfida të zhvilluara.

Sigurisht , mundësia për tu rikthyer në La Liga konsiderohet tunduese por mesa duket rivalët duhet të presin pasi Dani Olmo ndihet komod në ‘’ Red Bull Arena ‘’  dhe përpjekjet për qëndrimin e tij po i japin rezultatet .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy