
Dështimi në merkaton dimërore për Aurelien Tchouamenin do të tentohet të konvertohet në sukses nga Chelsea në atë të verës .
‘’ Blutë e Londrës ‘’ me në krye Thomas Tuchelin i kane dhënë prioritet transferimit të mesfushorit në ‘’ Stamford Bridge ‘’ sepse arritjet me Monacon i kanë tejkaluar pritshmëritë duke e shëndërruar në një protagonist në lidhje me merkaton .
Oferta aktuale e anglezëve arrin 70 milionë eurot por drejtuesit e Monacos kërkojnë minimalisht 80 milionë euro dhe duhet kujtuar se edhe Manchester City dhe Paris St Germain po luftojnë fuqimisht për 22 vjeçarin .
Duke iu referuar të ardhmes , Chelsea e shikon Aurelien Tchouamenin një kandidat potencial për të zëvëndësuar N’Golo Kanten kur bashkombasi i tij të vendosë tërheqjen nga futbolli por gjithçka mbetet për tu parë duke filluar nga 1 korriku, datë kur starton zyrtarisht merkatoja e verës .
Evolucioni tek Monaco , në një Ligue 1 që prej vitesh e dominon Paris St Germain mund të jetë fundi i aventurës për Aurelien Tchouamenin në ‘’ Luigjin e Dytë ‘’ sepse përveç pjesëmarrjes në Europë, monegaskët s’mund ti garantojnë asgjë tjetër perlës franceze.
Faktikisht çdo sezon Chelsea konsiderohet një ndër rivalët më të kuotuar për të triumfuar në kompeticionet ku merr pjesë por aktuali prodhoi eleminimin nga çerekfinalet e Champions Leagues dhe e finalizoi rrugëtimin në Premier League në vendin e tretë.
Lufta mbetet e hapur dhe parashikohet se diferencën do ta bëjnë detajet , për një lojtar që klasifikohet ndër perlat e të ardhmes në kontinentin e vjetër.



