
Alexis Sanchez do të jetë largimi i radhës nga skuadra e Interit. Sulmuesit i është bërë e ditur se nuk është në planet e klubit dhe për këtë arsye duhet të gjejë një skuadër të re.
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se kiliani pritet të vazhdojë karrierën në Francës. Marseille është shumë afër transferimit të futbollistit.
Sanchez do të ndërpresë kontratën me Interin dhe nëse arrihet marrëveshja, do të kalojë si lojtar i lirë te Marseille.



