
Pas humbjes me Venezuelën, Ekuadori e arriti objektivin në ndeshjen e dytë të Grupit B, duke e mundur 3-1 Xhamajkën, e zhvilluar në 00.00, ekskluzivitet i MCN.
Me këtë humbje, skuadra e Heimir Hallgrimsson është praktikisht e eleminuar ndërsa të besuarit e Felix Sanchez Bas do të luajnë një finale në sfidën e tretë kundër Meksikës.
Autogoli i Kasey Palmer në fillimin e ndeshjes i dha avantazhin amerikano-jugorëve dhe në minutat shtesë të pjesës së parë Kendry Paez shënoi golin e dytë duke i dërguar të qetë shokët e tij drejt dhomave të zhveshjes.
Pritej reagimi i Xhamajkës dhe pikërisht në të 54-tërtën sulmuesi Michail Antonio zhbllokoi rezultatin duke i dhënë një shpresë kombëtares së tij.
Presioni i vazhdueshëm i xhamajkanëve evidentoi se mund ta befasonin Ekuadorin në fund por sulmuesi i Club Brugges Alan Minda i futur në lojë si zëvëndësues i dha goditjen finale rivalëve në minutat shtesë dhe siguroi tre pikë të vlefshme, të cilat i mbajnë në lojë ‘’ Trikolorët ‘’.
Ndërsa e ashtuquajtura ‘’ La Vinotinto ‘’ vijon të surprizojë në këtë Kupë Amerike.

Nën drejtimin e Fernando Batistës progresi i kësaj kombëtareje nuk ka nevojë për koment, e cila i dha një leksion Meksikës, edhe pse vuajti shumë në këtë ndeshje.
Argjentinasi ka ditur të gjejë formulat e sakta në varësi të kundërshtarëve dhe e ka shëndërruar në një rival tejet të frikshëm.
Pavarësisht vështirësive të hasura zëvëndësimet në pjesën e dytë dhanë efekt. Hyrja në lojë e Casseres për Savarinon i dha më tepër grintë Venezuelës në mesfushë dhe në minutën e 57-të Aramburu arriti të fitojë një penallti, të cilën e shëndërroi në gol Salomon Rondon.
Meksika më pas natyrisht e rriti intensitetin duke i bërë presion të vazhdueshëm të besuarve të ‘’El Bochas‘’ dhe në minutat e fundit, në të 87-tën fitoi një penallti pas rishikimit tek Vari të brazilianit Raphael Claus.
Orbelin Pineda u gjend përpara shpëtimtarit Romo, i cili ia kuptoi krahun dhe diti ta ndalë me mjeshtëri.
Edhe pse është me një këmbë në çerekfinale, sigurisht Venezuela do ta zhvillojë sfidën e fundit kundër Xhamajkës tejet e mobilizuar, sepse Fernando Batista është një trainer i cili kërkon përmirësimin e vazhdueshëm në çdo aspekt të lojës.



