
Në orët e fundit është zbuluar e ardhmja e Marco Asensios.
Mesfushori nuk do të vijoje tek Paris St Germain, i cili sezonin e shkuar u huazua tek Aston Villa.
Spanjolli ka patur luhatje të vazhdueshme tek ‘’ Les Pariziens ‘’, për të cilin drejtuesit e Fenerbahçe kanë shfaqur interes.
Turqit drejtohen nga Jose Mourinho, një ndër trainerët më të mirë të botës pa diskutim, i cili sigurisht njihet për kokëfortësinë dhe shpirtin luftarak.
Ashtu siç quhet ndryshe ‘’ The Special One ‘’ është gjithashtu shumë ambicioz, i cili ka lënë gjurmë tek secili ekip që ka drejtuar dhe flitet se marrëveshja ndërmjet palëve mund të arrihet në ditët e ardhshme.
Portugezi i ka premtuar vendin e një titullari ishi-t të Mallorcas, i cili nëse do të arrijë të transferohet në ‘’ Saracoglu ‘’, sigurisht do të konsiderohej një hap i suksesshëm në karrierë sepse Fenerbahçe është një ndër ekipet më prestigjozë të Turqisë, bashkë me Galatasaray-n dhe Beshiktashi-n.
Fantazisti nga Mallorca e finalizoi sezonin e shkuar në rradhët e ‘’ Los Villanos ‘’ me 8 gola dhe 1 asist në 9 sfida, i cili duhet të marrë një vendim për vijimësinë.



