Mbrojtësi i AEK-ut në Greqi, Ognjen Vranjes, është i detyruar të mbulojë një tatuazh të bërë në krahun e djathtë nëse dëshiron të luajë në Kupat e Europës me skuadrën e tij.
Institucioni më i lartë i futbollit në Europë, UEFA ka urdhëruar lojtarin që të mbulojë tatuazhin e krahut të djathtë ose në të kundërt nuk do të lejohet të luajë në Europë me skuadrën e tij.
Por çfarë ka Vranjes në krahun e djathtë? Mbrojtësi 31-vjeçar pak kohë më parë, në krahun e tij bëri tatuazh fytyrën e serbit Momcilo Cujic. Ky i fundit është akuzuar për krime lufte dhe mbështetje të fashistëve e nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.
Për këtë arsye mbrojtësi u përjashtua edhe nga kombëtarja boshnjake, teksa tashmë ka marrë edhe një ultimatum nga UEFA.



