Pësoi atak kardiak, ndërron jetë futbollisti 19-vjeçar në Itali

Pësoi atak kardiak, ndërron jetë futbollisti 19-vjeçar në Itali

Futbolli italian në zi. Ka ndërruar jetë futbollisti 19-vjeçar, Marco Tampwo. Dyshohet se një atak kardiak i ka marrë jetën futbollistit me origjinë nga Kongo.

Tampwo ishte pjesë e Atletico Terme Fiuggi, që militon në Serie D, në Itali. Pak ditë më parë futbollisti 19-vjeçar ishte infektuar me Covid-19 dhe për këtë arsye ishte i izoluar në shtëpinë e tij.

Megjithatë ditën e diel ai kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë familja e tij njoftoi ambulancën. Sidoqoftë as ndërhyrja e mjekëve nuk i shpëtoi jetën Tampwo, i cili largohet shumë shpejt nga kjo botë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy