
Drejt finalizimit të kontratës me Real Madridin e cila do ta bëjë xhiron e fundit në qershorin e 2022- shit, për Isco Alarcon janë shfaqur disa pretendentë të shquar. Në mënyrë të papritur një ndër to është dorëhequr nga tentativa për blerjen e spanjollit . Flitet për Milanin që i ka dhënë prioritet mesfushorit të Brestit Romain Favre .
23 vjeçari ka shkaktuar interesin e kuqezinjve pasi ka demostruar një nivel për tu marrë shembull dhe merkatoja e janarit besohet se do të jetë deçizive për të ardhmen e francezit .
Dy nga arsyet kryesore të ‘’ Djallit ‘’ janë rënia e rendimentit dhe rroga që përfiton tek ‘’ Galaktikët ‘’ nuk justifikohet nga loja e zhvilluar prej tij .
Sipas ‘ Calciomercatos ‘ , për Romain Favre kjo është hera e dytë që Milani interesohet dhe do të kërkojë të rikthejë rezultatin në favor për arsye se verën e kaluar nuk mundi dot ta transferojë në ‘’ San Siro ‘’ .
Stefano Pioli dhe e gjithë tifozeria milaniste kanë marrë një leksion me shumë vlera në Champions League , turne në të cilin s’kanë shumë shpresa për të avancuar por kjo gjë nuk mund të thuhet për Serinë A ku janë shëndërruar në rival që tremb çdokënd dhe pas 11 ndeshjesh vijojnë ti bëjnë presion Napolit për kreun e renditjes .
Pavarësisht se është ende herët Milanit i duhet akoma të punojë për të rifituar eksperiencën e nevojshme në Europë dhe hapat e deritanishëm flasin me superlativa për nxënësit e Stefano Piolit.



