
Barcelona ka shkatërruar me shifrat 4-0 Real Madridin në “El Clasico”, në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Skuadra e Xavit ishte dominuese gjatë gjithë takimit, duke mos e vendosur në diskutim për asnjë moment fitoren.
Aubameyang me dopietë dhe Araujo me Torres, ishin autorët e golave për katalanasit.
Me këtë fitore, Barcelona mban vendin e tretë me 54 pikë, ndërsa Reali qëndron në krye me 66 pikë.



