Real Madridi synon Skriniar

Real Madridi synon Skriniar

Koha kalon dhe Real Madridi sigurisht vijon rrugën drejt akumulimit të sukseseve .

‘’ Galaktikët ‘’ kanë fatin e të paturit një president si Florentino Perezi i cili nuk është kursyer asnjëherë për ekipin e zemrës dhe koha ia ka shpërblyer sakrificat .

Pavarësisht dominimit absolut në sezonin e kaluar, spanjollët ende kanë nevojë për tu përforcuar në disa reparte dhe kanë vendosur të rrisin kualitetin në prapavijë .

Transferimi i Antonio Rudigerit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ u konsiderua një sukses për kryeqytetasit të cilët tashmë ia kanë vënë syrin Milan Skriniar .

Sllovaku mbetet një ndër referencat e mbrojtjes zikaltër  por duke qenë se kontrata me italianët skadon në 2023-shin, sipas ‘’ Football Insider ‘’ kampionët në fuqi të Champions Leagues  duan ta kenë në përberje për vitet e ardhshme .

‘’ Les Pariziens ‘’ dhe Atletico Madridi janë rivalët kryesorë të  Real Madridit për 27 vjeçarin i cili përfiton 3 milionë euro tek Interi por sigurisht një largim nga ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ do të shoqërohej me një rritje page për ishi-n e Sampdorias .

Për një skuadër si Real Madridi është e domosdoshme rritja e kualitetit në çdo merkato për ti krijuar terrenin Carlo Ancelottit ta dërgojë në majën e Europës dhe më gjerë duke reflektuar kështu se mbetet absolutisht një ndër më të mirët në training. 

Sezoni aktual është i 6-shti i Milan Skriniar në Milano por me paraqitjet e bëra nuk mund të shmanget interesi i klubeve më të famshëm të futbollit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy