
Ambicjet e Nasser Al Khelaifit sa vinë edhe shtohen me kalimin e kohës, president i cili ka investuar fuqishëm tek Paris St Germain në vitet e fundit.
Me sheikun nga Katari në krye, ‘’ Les Pariziens ‘’ janë shëndërruar në një skuadër e pathyeshme në Ligue 1, por objektivi kryesor i tyre vijon të jetë fitimi i Champions Leagues.
Kryeqytetasit e kanë prerë biletën për në çerekfinale por drejtuesit gjithashtu vijojnë maksimalisht të fokusuar tek merkatoja e verës, periudhë gjatë të cilës priten transferime cilësorë në ‘’ Parque de Princes ‘’.
Marcus Rashford është një ndër të preferuarit e Luis Enriques për sulmin, për të cilin kreu i francezëve ka përgatitur çekun prej 87 milionë eurosh.
Nisma e tij evidenton gatishmërinë në lidhje me kërkesat e numrit një të stolit, një trainer i cili po bën një punë të shkëlqyer tek fituesit në fuqi të kampionatit francez 1.
Megjithatë, nuk ka vonuar reagimi i drejtuesve të Manchester United, të cilët pretendojnë rritjen e ofertës deri në 117 milionë euro, duke qënë se bëhet fjalë për një ndër yjet e kësaj skuadre.
Ky fakt tregon vlerësimin ndaj sulmuesit 26 vjeçar, i cili i ka qëndruar besnik prej vitesh ‘’ The Red Devilsave ‘’.
Nasser Al Khelaifi e tregoi potencialin në të kaluarën me formimin e një ekipi tejet kompetitiv, sidomos me tridentin Messi-Neymar dhe Mbappe, por duke qenë se ishi i Monacos me shumë gjasa do të largohet drejt Madridit gjatë merkatos së verës, Marcus Rashford konsiderohet ideali nga i famshmi ‘’ Lucho ‘’ për ta zëvëndësuar.



