
Dinamo ka prezantuar dy afrimet e radhës në skuadër ditën e sotme. Kryeqytetasit kanë zyrtarizuar firmën me një mbrojtës dhe një sulmues.
Xhuljano Skuka është larguar nga Korabi në Kategorinë e Parë, për të kaluar te blutë. Sulmuesi 22-vjeçar pas paraqitjeve të shkëlqyera, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, që e donin në skuadrat e tyre respektive.
Afrimi i tjetër është mbrojtësi malazez, Aleksandar Sofranac. Ky i fundit ka luajtur në kampionate si ai i Malit të Zi, në Serbi, Bosnje, Kroaci e Belgjikë, teksa ka qenë edhe pjesë e kombëtares malazeze. Futbollisti ka nënshkruar sot me Dinamon dhe do të vihet nën urdhrat e trajnerit Bledi Shkëmbi.



