
Roma nuk sprapset në asnjë çast në lidhje me merkaton . Jose Mourinho është duke shfrytëzuar çdo ditë që kalon për ti vënë pikat mbi i . Planet e shumta të ‘’ The Special One ‘’ e kanë ndalur hapin tek Brighton. Eshtë mbrojtësi Ben White që po zhvillon një sezon impresionues dhe traineri i ‘’ Verdhekuqëve ‘’ kërkon ta transferojë në ‘’ Olimpico ‘’. Sipas tabloidit ‘’ The Sun ‘’ 23 vjeçari mund të jetë i pari lojtar që do të zbarkojë në kryeqytetin italian , kartoni i të cilit vlerësohet me 45 milionë euro.
Luzitani ka siguri të plotë për rrugën që është duke ndjekur sidomos kur bëhet fjalë për interesin tek skuadrat e Premier Leagues, kampionat që e njeh më mirë së kushdo tjetër . Drejtuesit e Romës kanë depozituar besimin e nevojshëm tek Jose Mourinho i cili ka lirinë absolute të deklarojë emrat që dëshiron të ketë nën urdhërat e tij për sezonin vijues. Karriera e suksesshme e justifikon plotësisht çdo kërkesë sepse Scudetto përfshihet në elitën europiane dhe do të mendojë seriozisht për të përballuar furinë e kundërshtarëve .
Ky lojtar lidhet ngusht me të kaluarën e 58 vjeçarit nga Setubali sepse kërkoi shërbimet e Ben White edhe në kohën kur drejtonte Tottenham Hotspurin . Megjithatë eksperienca me ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ dhe fama e fituar ndër vite i dha mundësinë e shpejtë për tu tentuar nga Roma , projekti i të cilës u konsiderua shumë ambicioz dhe tashmë do ti duhet të tregojë dhëmbët për ta justifikuar besimin e drejtuesve përkatës .
Karakteristikat e lojës së Ben White flasin për një lojtar që përshtatet në çdo pozicion dhe kjo aftësi mbetet një gur i çmuar për Jose Mourinhon për ti dhënë përparësi projektit të së ardhmes .



