
U zhvillua ditën e sotme, ndeshja e parë për turin e parë të Kupës së Shqipërisë. Apolonia mposhti minimalisht në transfertë Besëlidhjen, në një ndeshje pa shumë histori.
Në sfidën e zhvilluar në Lezhë, fierakët u shfaqën dominues, dhe ia dolën të marrin një fitore, duke iu falur golit të Antoni në minutën e 67-të.
Kështu Apolonia shkon e qetë në ndeshjen e kthimit që do e luajë në shtëpi dhe ka hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit.



