Parisi negocion për Richarlison

Parisi negocion për Richarlison

Largimi i mundshëm i Kylian Mbappes tek Real Madridi e ka vënë në lëvizje Parisin për të kërkuar zëvëndësuesin ideal.  Kryeqytetasit e kanë gjetur shpejt zgjidhjen dhe janë fokusuar pikërisht tek Evertoni duke spikatur  sulmuesin Richarlison .

Braziliani e ka filluar sezonin me një sukses shumë të rëndësishëm si ai i fitimit të trofeut në Lojërat Olimpike me Brazilin  dhe bashkombasi i tij  dhe njëkohësisht drejtori teknik i ‘’ Les Pariziens ‘’ Leonardo e shikon si një alternativë bindëse për ofensivën .  

Sipas  Espn  për këtë operacion akoma nuk janë deklaruar shifrat por   Mauricio  Pochettino ja ka hapur dyert e ‘’ Parque de Prince ‘’  24 vjeçarit . E kaluara e golashënuesit u lidh edhe me një transferim të mundshëm në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’  për arsye se ishte një ndër nxënësit më të mirë të Carlo Ancelottit  gjatë aventurës në ‘’ Goodison Park ‘’, por ish kampionët e Ligue  1 tashmë kanë një shans të artë për të firmosur me sulmuesin e ‘’ Seleçaos ‘’ në ditët e mbetura të merkatos .  

Nëse  operacioni në fjalë do të ketë fundin e lumtur  do të shëndërrohej në një ndër më interesantët e  Parisit që do të mbyllte  përfundimisht ndërtimin e një skuadre tepër kompetitive e cila do të jetë shumë e vështirë për çdo kundërshtar si në Francë ashtu edhe në Champions League .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy