
Momentalisht Isak Hien është një ndër pikat referuese në mbrojtjen e Atalantës.
Suedezi ka avancuar me sukses me ‘’ La Dean ‘’, ekip i cili në sezonin e shkuar fitoi Europa Leaguen, trofeu i parë europian në historinë e tij.
Per sherbimet e 25 vjeçarit ka treguar interes Paris St Germain, duke qenë se e ardhmja e Willian Pachos në ‘’ Parque de Prince ‘’ nuk është e sigurtë.
Ekuadoriani pretendohet nga Real Madridi pasi mënyra e lojës së tij preferohet nga Carlo Ancelotti.
Njëkohësisht edhe qendërmbrojtësi nga Stokholmi e ka bërë shumë krenar trainerin Gian Piero Gasperini dhe ‘’ Les Pariziens ‘’ nuk duan ta humbasin rastin për tu përforcuar me këtë lojtar cilësor.
Siç dihet kuq e blutë po mundohen prej vitesh ta shtrijnë protagonizmin edhe në Champions League por pavarësisht drejtohen nga një ekspert i këtij kompeticioni vijojnë të hasin vështirësi.
Muajt e ardhshëm do të jenë shumë të rëndësishëm për lojtarët në fjalë, të cilët mund të thuhet se e kanë të siguruar vijimësinë tek një klub me emër.



