FOTO \ Policia "blindon" stadiumin "Loro Boriçi" para ndeshjes Kosova - Kroacia

FOTO \ Policia "blindon" stadiumin "Loro Boriçi" para ndeshjes Kosova - Kroacia

Sot luhet ndeshja ndërmjet ekipeve “Kosovë” dhe “Kroaci”  në  stadiumin "Loro Boriçi" Shkodër. Ndërkohë Policia e Shtetit ka publikuar masat që do të ndërmeren.

Ja njoftimi i plotë i policisë...

Live nga Stadiumi "Loro Boriçi" Shkodër.

Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për zhvillimin normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve “Kosova” dhe “Kroacia”. Në këtë kuadër rreth 1200 forca policore, duke filluar me RENEAN, FNSH-të e Policinë  Vendore të Shkodrës  janë angazhuar për mbarëvajtien para, gjatë e pas përfundimit të aktivitetit.

Gjithashtu është në gadishmëri helikopteri i Policisë për monitorimin nga ajëri. Drejtori i Pergjithshem per Sigurinë Drejtues i Lartë  Altin Qato  përfundoi takimin me perfaqesuesin e UEFA-s per sigurine .

U bë kontrolli i ambjenteve të stadiumit me qen antieksploziv.

Janë marrë masa për të shoqëruar skuadrat si dhe tifozëritë përkatëse.

Deri tani nëpërmjet Pikës së Kalimit  Kufitar të Morinës në Kukës kanë  hyrë për në drejtim të Shkodrës:

15.600 shtetas

77 autobusa

2538 vetura

Të gjithë nga Kosova për ndeshjen.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e sportdashësve që do të  marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe paisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të, sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy