
Partizani dhe Bylisi janë ndarë në barazim 1-1 në sfidën e vlefshme për javën e 6-të në Kategorinë Superiore për 21-vjeçarë. Ky është barazimi i dytë radhazi për Partizanin në kampionat.
Për ballshiotët shënoi Serxhio Emini, ndërsa për Partizanin barazoi shifrat Paulo Buxhelaj. Pas gjashtë javëve, Partizani mban vendin e tretë me 11 pikë, Bylisi renditet i shtati me vetëm 5 pikë të grumbulluara.
Renditja kryesohet nga Dinamo me 16 pikë, e ndjekur nga Vllaznia me 14 pikë.



