
Talenti i Sao Paolos Lucas Beraldo në kohët e fundit është tentuar nga disa klube të rëndësishme në Angli.
Pas Liverpoolit dhe Leicester City-t , Arsenali është pretendenti i rradhës për mbrojtësin, i cili premton shumë për të ardhmen.
Sipas informacioneve të fundit , drejtuesit e ‘’ The Gunners ‘’ kanë përgatitur çekun prej 30 milionë eurosh, lojtar të cilin Mikel Arteta e mirëpret në ‘’ Emirates ‘’.
Dy janë alternativat e kryeqytetasve.
Së pari flitet për blerjen e kartonit të 20 vjeçarit ose huazimi i tij me qëllimin e adaptimit ashtu siç duhet me një kampionat të vështirë siç është Premier League dhe më pas të merret një vendim definitiv për të ardhmen e yllit të Sao Paolos.
Interesi për Lucas Beraldon tregon edhe njëherë për rëndësinë e talentëve në Amerikën e Jugut, kontinent i cili prodhon çdo vit dhe historia e ka treguar se në të shumtat e rasteve kanë shkëlqyer në futbollin më kompetitiv në botë.



