Diogo Dalot kërkon largimin

Diogo Dalot kërkon largimin

 Manchester United është duke vuajtur mbingarkesën me disa lojtarë që nuk bëjnë pjesë më në planet e Ole Gunnar Solskjaer  dhe kjo situatë ka filluar ti mërzisë .  Një ndër ta është Diogo Dalot i  cili u huazua vitin e kaluar tek Milani , ekip në të cilin  shijoi shumë minuta  aktivizimi por  ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ kërkuan rikthimin e tij në ‘’ Old Trafford ‘’ por aktualisht gjëndja është përkëqësuar për portugezin .   

Sipas  ‘ The Sun ‘ , ishi i Milanit ndjehet tejet i zhgënjyer me vendimet e  trainerit norvegjez pasi është aktivizuar në vetëm 53 minuta dhe ka kërkuar të largohet nga ‘’ Pallati i Endërrave ‘’ për ti dhënë një impuls ndryshe  karrierës .  Dëshira  e Diogo Dalot është rikuperimi i rëndësisë në terrenet e gjelbërta dhe të evitojë humbjen e mëtejshme të kohës pasi nuk ka parë asnjë ndryshim deri në këto momente .

Prezenca e Aaron  Wan- Bissaka  e ka penalizuar së tepërmi progresin  e Diogo Dalot tek gjigandët e Premier Leagues dhe si duket kupa është mbushur për 22 vjeçarin .

Megjithatë një fakt që e favorizon të ardhmen e tij është polivalenca nga e cila karakterizohet dhe merkatoja e janarit  parashikohet se do të jetë shumë përcaktuese për të ardhmen pavarësisht se vendimi i Ole Gunnar Solskajer do ti vërë pikën kësaj çështje  , trainer i cili nuk pranoi largimin e Diogo Dalot në merkaton e verës .

 Manchester United  është drejt një rindërtimi që sigurisht do të ketë një kohë të përcaktuar dhe nordiku kërkon të evitojë hapat fals në vijimësi .  

 

           

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy