
Humbja në fushën e Bolognas e ka vënë jo pak në dyshim qëndrimin e Antonio Contes tek Napoli.
Sigurisht kuq e blutë i kanë shkaktuar probleme çdo rivali ndër vite sidomos në shtëpi dhe tashmë drejtuesit nuk janë edhe aq të kënaqur me trainerin nga Lecce.
Megjithatë, ishi i Chelseat do të mbahet mend gjatë nga tifozeria e zjarrtë e ‘’ Il Partenopei ‘’ për fitimin e Scudettos sezonin e kaluar.
Në fakt kontrata e 56 vjeçarit është e vlefshme deri në 2027-tën por ecuria e rezultateve në kohët e fundit nuk ka qenë e duhura.
Fillimisht Napoli u mund nga Psv Eindhoveni në Champions League 6-2 dhe me pas kundër Bolognas, duke evidentuar një situatë kritike. Pas sfidës nuk munguan as fjalët e strategut italian i cili komentoi kështu:
“ Fatkeqësisht nuk patëm rendimentin e duhur ‘’, duke kritikuar në njëfarë mënyre lojtarët e tij.
Në sajë të kësaj situate Aurelio Di Laurentis është shprehur me bindje se nëse nuk do të ketë një ndryshim, eksperienca e Antonio Contes do të përfundojë.
Pavarësisht sukseseve, tek Napoli nuk mund të falen gabimet e shpeshta sepse siç dihet vijon të jetë kandidat potencial për fitimin e titujve, kryesisht në Itali.
Momente të tilla në të shtumtat e rasteve shërbejnë për tu përmirësuar për më tej dhe pritet kthesa nga kjo skuadër, e cila ka privilegjin të drejtohet nga një ndër më të mirët në këtë profesion.



