
Vitet e fundit në Premier League kanë shkaktuar një risi në karrierën e Yves Bissoumas i cili e ka rritur nivelin me modestët e Brighton , fakt që ka marrë vëmëndjen e gjigandëve të këtij kampionati .
Liverpooli dhe Arsenali do të zhvillojnë një tjetër sfidë të vështirë për mesfushorin gjatë një merkatoje shumë kompetitive që do të startojë në 1 korrikun e ardhshëm .
Ecuria pozitive meriton duartrokitje por mungesa e titujve konsiderohet një problem për ‘’ The Redsat ‘’ dhe ‘’ Topchinjtë ‘’ që e shikojnë merkaton si shpëtimin e vetëm për të vijuar me revolucionin në turnetë pjesëmarrës .
Kontrata e 25 vjeçarit nga Bregu i Fildishtë me modestët e Premier League do të përfundojë në 2023-shin dhe kjo verë do të jetë një shans që s’duhet humbur për fuqizimin e arkave nga Brighton , për një ndër lojtarët më të mirë të Graham Potterit.
Në ‘’ Emirates ‘’ akoma nuk po dominon entuziazmi sepse Thomas Partey është shumë larg pritshmërive të Mikel Artetas dhe Jurgen Klopp po kërkon një shkatërrues sepse largimi i Georginio Wijnaldum e ka lënë të varfër prapavijën e Liverpoolit dhe kjo situatë tashmë e ka mbushur kupën .
Por edhe Paris St Germain , Milan dhe Manchester United vijojnë të qëndrojnë të fortë në këtë garë për Yves Bissouman që ka bërë shumë në katër vite në Premier League dhe duket se koha për ndryshimin e ëndërruar ka ardhur për ishi-n e Lilles.
Qëndrimi jashtë Champions Leagues për disa vite vijon të prodhojë pakënaqësi për ‘’ The Gunners ‘’ të cilët asnjëherë nuk e kanë humbur shpresën se do të rikthehen në elitë pavarësisht se rezultatet nuk i kanë ndihmuar .



