Lojërat Olimpike të Tokios/ Medvedev: Kush do të mbajë përgjegjësi nëse vdes nga i nxehti?

Lojërat Olimpike të Tokios/ Medvedev: Kush do të mbajë përgjegjësi nëse vdes nga i nxehti?

Ndërsa temperaturat u rritën ndjeshëm të mërkurën në Tokio, tenisti Daniil Medvedev shtroi një pyetje shqetësuese: Kush di të mbante përgjegjësi nëse ai vdiste gjatë ndeshjes?

Ndërsa garonte në ekipin e Komitetit Olimpik Rus, numri dy i botës Medvedev po luftonte gjatë ndeshjes së tij të tretë kundër Fabio Fognini të Italisë.

Gjyqtari i ndeshjes Carlos Ramos pyeti Medvedev nëse ai mund të vazhdojë të luajë, dhe lojtari u përgjigj: "Unë jam një luftëtar, do ta përfundoj ndeshjen, por mund të vdes," tha ai. "Nëse unë vdes, a do të marrë përgjegjësi ITF (Federata Ndërkombëtare e Tenisit)?"

Ndërkohë më vonë, Paula Badosa e Spanjës u largua nga ndeshja me një karrocë pasi u detyrua të tërhiqej nga ndeshja e saj në çerek finale kundër Çekisë Marketa Vondrousova për shkak të të nxehtit.

Badosa humbi setin e parë 6-3 përpara se të kërkonte një “timeout” mjekësor para fillimit të setit të dytë.

Pas trajtimit të gjatë, Badosa nuk ishte në gjendje të vazhdonte dhe u tërhoq nga ndeshja.

"Kam pësuar një goditje nga nxehtësia siç e keni parë të gjithë dhe nuk u ndjeva e aftë për të vazhduar garën," tha Badosa.

"Ishte një turp për të përfunduar pjesëmarrjen time në këtë mënyrë. Kushtet kanë qenë kërkuese që ditën e parë, ne u përpoqëm të adaptoheshim sa më mirë, por sot trupi nuk ka rezistuar sa duhet."

Temperaturat në Tokio arritën të mërkurën mbi 80 gradë Fahrenheit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy