Juventus avancon për Icardin

Juventus avancon për Icardin

Fuqizimi i sulmit mbetet një ndër objektivat kryesorë të Juventusit për merkaton e janarit .  ‘’ Zonja e Vjetër ‘’  tashmë e ka bërë zgjedhjen . Massimiliano Allegri ia ka vënë gishtin Mauro Icardit për të shtuar cilësinë në metrat e fundit ,  lojtar që i njeh shumë mirë bardhezinjtë sepse është përballur shumë herë kur mbronte ngjyrat e Interit.  

Para disa javësh emri i 28 vjeçarit u lidh me Barcelonën dhe  Real Madridin por sipas ‘ Tuttosport ‘ dëshira e argjentinasit është rikthimi në Serinë A , pikërisht aty ku është ndierë shumë i rëndësishëm.

Nevoja urgjente për të përmirësuar kualitetin e ofensivës ka  impulsuar drejtuesit e torinezëve të cilët kanë filluar negociatat me ‘’ Les Pariziens ‘’ për huazimin e  lojtarit nga Rosario deri në 30 qershorin e ardhshëm duke përfshirë një opsion për blerjen përfundimtare të kartonit që varion nga 30-35 milionë euro .

 Si gjithmonë Massimiliano Allegri kërkon të jetë shumë i kujdesshëm në merkato sepse synon ringritjen e shpejtë të nxënësve të tij por  njëkohesisht duhet të jetë i duruar dhe shumë rezultativ në sfidat vijuese në të cilat gabimet konsiderohen të pafalshme .

Në rastin e Mauro Icardit , humbja e pikëve  tek kuq e blutë mund të shpjegohet lehtësisht sepse të gjendesh midis yjeve si Messi , Mbappe dhe Neymar i redukton shanset e të qënit titullar dhe ishi i Sampdorias prej kohësh e ka shprehur se zgjidhja ideale  është largimi nga skuadra e Mauricio Pochettinos .

Arsyeja për tu rikthyer përsëri në Itali konsiderohet tejet llogjike sepse Calcio i sjell gjithmonë  kujtime të bukura  sulmuesit nga Rosario dhe Juventusi  mund ti shërbejë për ti harruar shumë shpejt sikletet e përjetuara me Paris St Germain .

18 ndeshje dhe vetëm 3 gola janë statistika tejet të varfëra nga një lojtar prej të cilit pritej më shumë , sidomos në një skuadër ku hapat fals janë të pafalshëm.

 

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy