Nuk drejton që pas largimit nga Shqipëria, Panucci: Kam refuzuar 6-7 skuadra

Nuk drejton që pas largimit nga Shqipëria, Panucci: Kam refuzuar 6-7 skuadra

Christian Panucci që nga koha kur u largua nga drejtimi i Shqipërisë, nuk është ulur në stolin e asnjë skuadre. Megjithatë duket se kësaj pauze po i vjen fundi, pasi tekniku italian thotë se i është rikthyer dëshira për të drejtuar një skuadër. 

“Italia e ka mundësinë të shkojë në Botëror, kombëtaret e tjera janë të forta, por i kemi të gjitha kartat në rregull. Italia është në diskutim vetëm sepse u gabua një penallti.  Rikthim në rolin e trajnerit? Kam refuzuar 6-7 skuadra sepse kam dashur të marr një pauzë, por më është rikthyer dëshira për të trajnuar. Ndonjëherë është i rëndësishëm projekti, shoqëria.

Në kohët e fundit më ka pëlqyer një intervistë e Zanettit, i cili kur është pyetur mbi modulin e lojës që preferon u përgjigj se gjithçka varet nga lojtarët që ke në dispozicion dhe kjo është një përgjigje e zgjuar”, u shpreh Panucci.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy