Real Sociedad, përcakton çmimin për Le Normand

Real Sociedad, përcakton çmimin për Le Normand

 Ecuria e Robin Le Normand në sezonin aktual, e ka shëndërruar në një ndër referentët e Real Sociedadit në prapavijë.

Spanjolli tashmë pretendohet nga disa klube, kryesisht Juventusi, sipas ‘ Calciomercatos ‘.

Ambicja e drejtuesve të ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ është shumë e madhe, kryefjala e të cilës është rikthimi tek titujt duke filluar nga sezoni vijues.

Klauzola e prishjes së kontratës së 27 vjeçarit me ‘’ Los Txiuriurdines ‘’ i arrin 50 milionë eurot, shifër e cila natyrisht është inferiore krahasuar me rendimentin e shfaqur.

Robin Le Normand është një lojtar kyç në skemat e Imanol Alguacil, një trainer i cili e ka kualifikuar përsëri Real Sociedadin në Europë.

Gjithsesi drejtuesit e klubit besojnë fuqimisht se ishi i Brestit do të qëndrojë në ‘’ Reale Arena ‘’, njëkohësisht shumë i rëndësishëm edhe tek ‘’ La Furia Roja ‘’ e Luis de la Fuentes.

Megjithatë, asnjëherë si dihet por momentalisht ideja e drejtuesve dhe ajo e Robin Le Normand lidhet me qëndrimin tek skuadra nga San Sebastian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy