Franci Lala: Dëshiroj të luaj për Partizanin, shpresoj të fitojnë titullin në Superiore

Franci Lala: Dëshiroj të luaj për Partizanin, shpresoj të fitojnë titullin në Superiore

Mbrojtësi i Korabit, Franci Lala, i ftuar në emisionin “SportZone” në MCN TV, deklaroi se dëshira e tij është që sezonin e ardhshëm të luajë në Superiore dhe për këtë zgjodhi skuadrën e Partizanit, pasi ka dalë edhe nga moshat e të kuqve.

Në lidhje me Kategorinë e Parë, Lala tha se nuk ka diferenca të mëdha me Superioren, duke shtuar se është një kampionat shumë i fortë.  

Unë kam tre vite që luaj në këtë Kategori. Është një kategori shumë ë fortë, kanë ekipe të forta. Ka ekipe që luajnë fort, pro edhe që bëjnë futboll. Nuk ka shumë dallim nga Superiorja. Flamurtari, Skënderbeu, Dinamo, ekipe me emër në futbollin shqiptar.

Para dy sezonesh, kur isha pjesë e Korabit. Eliminuam në Kupë Tiranën. Fituam 1-0 dhe shkuam në shtesë, u matëm si të barabartë, prandaj thashë që ekipe nuk kanë diferenca të mëdha.

Kam qenë te moshat e Partizanit. Nëse vjen një mundësi, është dëshirë e madhe të rikthehem te Partizani. Mbi të gjitha dëshira është të luaj në Superiore dhe nëse vjen një ofertë në fund të sezonit, do e shqyrtoj.

Unë jam tifoz me Partizanin. Dëshira është që ta fitojnë ata titullin, por është ende herët.

Mendoj se përveç Partizanit dhe Tiranës, skuadra të forta janë edhe Vllaznia me Egnatian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy