
Largimi i Carlo Ancelottit në fundin e sezonit , tashmë i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Real Madridit për ti gjetur zëvëndësues. Natyrisht s’do të jetë e lehtë sepse ishi i Milanit konsiderohet një ndër trainerët më të mirë të botës por gjithsesi sipas ‘ La Cadena Ser ‘ madrilenët e kanë një opsion . Roberto De Zerbi i Brightonit konsiderohet i duhuri për ti lideruar kryeqytetasit në të ardhmen, tek i cili spikat mënyra e lojës shumë atraktive dhe njëkohësisht rezultative, fakt që i ka shërbyer anglezëve për të qenë pjesëmarrës në Europa League në sezonin aktual. Nëse do të ketë fatin të marrë drejtimin e ‘’ Los Merengues ‘’ do të ishte eksperienca e parë tek një ekip elite dhe pa dyshim do të shëndërrohej në një ndër transferimet më bombastike të merkatos vijuese. Më së shumti 44 vjeçari nga Brescia ka drejtuar në Itali por potenciali i tij u evidentua më tepër tek Shakhtar Donetsk dhe sidomos tek Brightoni , i cili ka tërhequr vëmëndjen e një ndër klubeve më të famshëm në glob.



