
Java e 25-të rezervon përballje tejet interesante, ky padyshim spikat ndeshja mes Vllaznisë dhe Tiranës.
Kjo supersfidë është planifikuar të luhet ditën e shtunë, në orën 16:45, në stadiumin “Loro Boriçi”.
Në të njëjtin orar janë planifikuar edhe dy ndeshjet e tjera, Partizani-Egnatia dhe Teuta-Kastrioti.
Të dielën e 13 marsit, do të zbresin në fushë edhe 4 skuadrat e fundit. Në 13:45, Laçi pret Skënderbeun në shtëpi, ndërsa 3 orë më vonë Dinamo përballet me Kukësin.
Java 25
E shtunë, 12 mars
Vllaznia – Tirana 16:45
Partizani – Egnatia 16:45
Teuta – Kastrioti 16:45
E diel, 13 mars
Laçi – Skënderbeu 13:45
Dinamo – Kukësi 16:45



