
Portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha, është zgjedhur si lojtari i ndeshjes, në humbjen minimale me Suedinë në miqësore.
Sipas notave të “SofaScore”, Strakosha, është vlerësuar me 7.8, ndërsa pas tij vjen Nedim Bajrami, me notën 7.3.
Mitaj, Ramadani dhe Asllani, janë vlerësuar me notën 7.1, ndërsa Gjimshiti me 7.2. Mihaj dhe Balliu, janë zgjedhur si fajtorë për golin e pësuar dhe janë vlerësuar me notat 6.7 dhe 6.3.
Paraqitje pozitive nga Broja dhe Laçi me notën 6.6, ndërsa Jasir Asani me notën 6.8.



