Do të luhen ditën e sotme ndeshjet e turit të dytë eliminator, në Conference League, aty ku do të zbresin në fushë plot 7 skuadra shqiptare.
Duke filluar nga ora 19:00, Vllaznia përballet në transfertë me qipriotët e AEL Limassol, ndërsa Laçi pret në “Elbasan Arena” rumunët e Universitatea Craiova.
Në të njëjtin orar, kampionët e Teutës luajnë në shtëpi ndaj skuadrës modeste nga Andorra, Inter Escaldes, ndërsa Shkëndija e Tetovës, sfidon në transfertë Rigan.
Në 20:00, në fushë zbret Shkupi që përballet me portugezët e Santa Clara, ndërsa 15 minuta më pas, Partizani sfidon gjigandët zviceranë të Basel, ku të kuqtë e Ilir Dajës do të kërkojnë surprizën e madhe.
Skuadra e fundit shqiptare që zbret në fushë është Drita, që në shtëpi ka një ndeshje shumë të vështirë, pasi përballet me skuadrën e madhe holandeze Feyenoord.



